🩺 Pozicioni: Asistente Koordinatore – Nobi Hair Clinic, Tiranë
Orari: Full-time, e hënë – e shtunë (6 ditë në javë)
Paga: 80,000 lekë + sigurime shoqërore + bonus performance
Përshkrimi i Pozicionit:
Nobi Hair Clinic kërkon një Asistente Koordinatore energjike dhe të organizuar për t’u bërë pjesë e ekipit tonë në Tiranë.
Ky rol ka një rëndësi të veçantë në menaxhimin e përditshëm të klinikës, duke përfshirë koordinimin e pacientëve, mbajtjen e komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm, si dhe punën në sistemin CRM të klinikës.
Detyrat Kryesore:
-
Koordinimi i takimeve, konsultave dhe procedurave për pacientët.
-
Përditësimi dhe mirëmbajtja e të dhënave të pacientëve në CRM-në e klinikës.
-
Komunikim i vazhdueshëm me pacientët përmes telefonit, email-it ose rrjeteve sociale.
-
Ndihmë në organizimin e punës së përditshme dhe nevojave logjistike të klinikës.
-
Mbështetje për stafin mjekësor dhe administrativ në detyra operative.
-
Raportim i rregullt mbi ecurinë e takimeve dhe performancën mujore.
Kërkesat:
-
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi, ne Italisht dhe Anglisht.
-
Përdorim bazë ose i mesëm i kompjuterit dhe programeve të menaxhimit (CRM, Excel, etj).
-
Përvojë e mëparshme në klinikë, qendër estetike ose pozicion të ngjashëm është avantazh.
- Gjuha Italiane ksuhti kryesor.
-
Njohuri bazë të anglishtes (avantazh).
-
Kujdes ndaj detajeve, përgjegjshmëri dhe qëndrim pozitiv me klientët.
Çfarë ofrojmë:
-
Ambient profesional dhe bashkëpunues.
-
Trajnim fillestar për sistemin CRM dhe proceset e klinikës.
-
Paga fikse 80,000 lekë + sigurime shoqërore.
-
Bonus performance bazuar në arritjet mujore dhe kënaqësinë e pacientëve.
📍 Vendndodhja: Rruga e Barrikadave, Turdiu Center, kati 5, Nobi Hair Clinic, Tiranë